Garet: Shtyrja e zgjedhjeve e dëmton vendin
Kriza politike në Maqedoni është e thellë dhe komplekse, ajo del nga problemi i funksionimit të demokracisë dhe sundimit të drejtës dhe si i tillë nuk mund që të zgjidhet brenda natës, vetëm me zgjedhje, por ato janë një hap i rëndësishëm në atë drejtim, theksoi në një interviste ambasadori britanik, Carls Garet.
“Do të nevojiten muaj, ndoshta edhe vite për t`u rregulluar punët. Zgjedhjet do të janë fund i një faze në atë proces dhe do të janë shumë më të mira. Zgjedhjet kredibile me 11 dhjetor do të ishin një hap i mirë drejt kthimit të Maqedonisë atje ku duhet që të jetë”, theksoi ai.
Prej atje, ai shpresoi se zgjedhjet do të mbahen në datën e kontraktuar, është caktuar viti në procesin zgjedhor, pasi që shtyrja e vazhdueshme krijon pasiguri dhe po e ushqen konfuzionin.