Avokati Tomë Gashi ka thënë se aktakuza e publikuar në media për rastin e mashtrimit me statusin e veteranëve nuk është produkt i ish-prokurorit Elez Blakaj, që u tërhoq nga detyra muaj më parë, duke dhënë si arsye presionet në kryerjen e punës.
“Aktakuza nuk është e Elez Blakajt. Ajo aktakuzë ka mbetur në zyrën e prokurorit special. Aktakuza është krejtësisht tjetër. Prej momentit që ka shkuar kjo aktakuzë e kanë parë që nuk funksionon kjo. Askush nuk ka pasur të drejtë t’i quajë veteranë të rrejshëm”, tha ai.

