Gashi: Do të vijnë ftesa të reja nga Gjykata Speciale

370
fresco

  

Tash e më shumë se një vit, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, kanë qenë të gatshme për ngritjen e padive të para. Por, pavarësisht se ende nuk është ngritur ndonjë padi, tashmë kanë filluar të vijnë ftesat e para në Kosovë.

Ata që kanë marrë ftesa deri më tani nga Gjykata Speciale: Rrustem Mustafa (Remi), Sami Lushtaku, Sokol Dobruna, Remzi Shala (Komandant Molla e Kuqe), Safet Syla e Nazif Mehmeti.

Kësaj liste pritet t’i shtohen edhe shumë të tjerë e këtë gjë e ka konfirmuar edhe avokati Tomë Gashi.

Gashi një prononcim për Gazetën Observer thotë se është i angazhuar për t’i mbrojtur të dyshuarit e tjerë duke e konfirmuar se asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk janë klientët e tij.

“Asnjëri nuk është prej të përmendurve dhe pa marrë shkresa zyrtare nga Gjykata Speciale nuk bëjë unë publike asnjë klient, ne jemi 3 avokat në ekip Gregor Guy Smtih , Callin Rohan dhe unë. Jemi në gjendje për t’i mbrojtur ata me të cilët kemi qenë në kontakt që shumë kohë si potencialisht të ftuar në Gjykatë Speciale e që janë nivele të larta’’, përfundon Gashi.

Kujtojmë se themelimi i Gjykatës Speciale ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000./Gazeta Observer/

Comments