Gashi: Veseli ta shpërbëjë Parlamentin

226
fresco

midle
resizeimage

Panelisti i Zonës B, Dardan Gashi, ka thënë se kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duhet t’u qëndrojë besnik deklarimeve të tij për zgjedhjet dhe të shpërbëjë Parlamentin e të shkohet në zgjedhje.

“Atë që Kadri Veseli e ka thënë është dashur të kulmojë me një deklaratë tjetër që të shpërbëhet parlamenti. Veseli duhet ta shkarkojë këtë Qeveri”, ka deklaruar Gashi në Zona B.

“Nëse ai rri konsekuent do të duhej ta shpërbëjë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”.

“Kosova po humb drastikisht. Serbia po hynë fort në Kosovë duke iu referuar dy viteve të fundit. Kurrë ma keq nuk ka qenë Kosova, qysh kur kemi shpall pavarësinë. E të gjitha këto shkojnë në llogarinë e kësaj qeverie, nën llogarinë e Isa Mustafës”.

“Nuk është me rëndësi për ne si qytetarë cila parti do të fitojë, por qytetarët asnjëherë arsye më shumë nuk kanë pasur që ta japin zgjedhjen e tyre”, deklaroi Gashi.

Comments