Gashi zhvillon takim me ambasadorin zviceran për prioritetet parlamentare
Shkup, 21 tetor – Kryeparlamentari Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, organizoi një drekë pune me përfaqësuesit e Programit për Mbështetje Parlamentare, të udhëhequr nga z. Robert Scott Hazlett. Në takimin mori pjesë edhe ambasadori i ri i Zvicrës, Christoph Sommer.
Gjatë diskutimeve u trajtuan prioritetet e Kuvendit për vitin e ardhshëm, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e kapaciteteve parlamentare. Ky program konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin institucional, transparencën dhe efikasitetin e punës së Kuvendit, duke kontribuar në konsolidimin e funksionimit të institucioneve demokratike.