Gattuso: Përballja me Lazion duhet të jetë reklamë për futbollin italian

478
fresco

Milani e pret Lazion në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni.
Rossonerët do ta kenë përballë skuadrën “biancoçeleste”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së kupës së Italisë.

Takimi i parë i zhvilluar në Olimpico u mbyll 0-0, ndërsa sot pritet të mësohet finalisti i parë i trofeut të dytë për nga rëndësia në Apenine.

Para ndeshjes, trajneri i “kuq e zinjëve”, Gennaro Gattuso ka bërë ftesë për futboll të bukur, duke kritikuar të dyja palët për ndeshjen e fundit mes këtyre skuadrave në Serie A, ku pati shumë provokime, e besa edhe kacafytje pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.“Kjo ndeshje duhet të shërbejë si reklamë për futbollin italian.

Duhet të distancohemi nga gjestet e atilla si në takimin e fundit, e pastaj kush është më i miri le të fitojë”, u shpreh ish-trajneri i Pisas.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45 në “La Scalan” e futbollit italian, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste janë Atalanta dhe Fiorentina.

Comments