Gaza: Lufta lë 17 mijë fëmijë pa prindër

108
fresco

Viktimat e luftës në Gaza kanë lënë të paktën 17.000 fëmijë jetimë. Për një çift të moshuar palestinez, kjo tragjedi iu la një përgjegjësi të madhe pasi atyre u duhej të merrnin përsipër kujdesin e 36 nipërve dhe mbesave të tyre, të cilët humbën prindërit e tyre.

“Këta fëmijë kanë nevojë për kujdes. Ata kanë nevojë për ushqim, ujë dhe vëmendje të veçantë”, tha gjyshja e fëmijëve, Rida Aliwa.

Ajo shpreh se zgjohet në orën 3 të mëngjesit çdo ditë për të larë dhe për të ushqyer fëmijët pavarësisht moshës.

Gjyshi i fëmijëve, Hamed Aliwa, shpjegon se mbrojtja e tyre është edhe më e vështirë pasi ka mungesa të mallrave bazë, por edhe kërcënimi i vazhdueshëm i luftës nga Izraeli.

“Jetojmë nën zhurmën e vazhdueshme të dronëve që na mbajnë zgjuar gjithë natën dhe kemi frikë se lufta mund të fillojë përsëri”, shtoi ai.

Comments