Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Por, në rast të dështimit të ardhjes së brazilianit, klubi katalan ka dy opsione të tjera për transferim në Camp Nou.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Barcelona ka dy emra nga Bundesliga që mund të shërbejnë si përforcime të janarit, sigurisht duke sjellë njërin prej tyre.
Ylli i Schalkes, Max Meyer dhe ai i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt janë dy emrat e tjerë që bashkuar me Coutinhon janë objektivat e Barcelonës për afatin kalimtar të janarit.