Mediat në Spanjë kanë zbuluar se çfarë qëndron pas formës së dobët të portugezit, pasi ai ka disa ndeshja që nuk e ka gjetur rrugën e golit.
Gazeta sportive “AS” shkruan se Ronaldo është duke kaluar në një periudhë të vështirë pas fitimit të çmimeve të Topit të Artë dhe më të mirit nga FIFA, përcjell GazetaBlic
Kjo Ronaldos i kishte ndodhur edhe vitin e kaluar pasi ai e fitoi Topin e Artë, madje forma e tij ka pësuar rënie në 7 nga 8 sezonet e fundit në muajin janar, gjatë kohës së tij në ‘Santiago Bernabeu’.
Fitimi i trofeve individualë duket se ka ndikim psikologjik në portugezin, pasi ai pëson rënie në formë gati çdoherë pasi shpallet fituesi i këtyre çmimeve.