Dialogu Kosovë-Serbi, i cili po shoqërohet me debat me terme ndarjeje, shkëmbim të territoreve si dhe korrigjim kufijsh, është komentuar edhe nga këshilltarit i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se nëse të dyja palët punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale.
Gazetari holandez, Jan Jansen, ka qëndruar sot në Veriun e Kosovës, ku i ka pyetur qytetarët e atjeshëm shqiptarë se si do të vepronin, në rast se kjo pjesë i kalon Serbisë, në këmbim të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Në rast se Veriu i Kosoves këmbehet me Luginën e Preshevës, a do të shpërnguleni në Jug, apo do të qëndroni në këto troje si shtetas të Serbisë”, i ka pyetur ai shqiptarët, ka treguar gazetari mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Të gjithe sa takuam u përgjigjën pak a shumë kështu: Ishalla kjo gjë e tmerrshme nuk ndodhë, por nëse ndodhë ne do të qëndrojmë në shtëpitë tona si qytetarë të Serbisë, vetëm nëse na dëbojnë me dhunë”, ka treguar Spahiu.