Gazetari kosovar “zbulon” planin rus: Ja çfarë do t’i ndodhë Maqedonisë?

183
fresco

midle
tanket-ruse

Gazetari Dardan Islami ka theksuar se ka një mobilizim te pergjithshem sa i perket çashtjes se sigurise ne vendet e ndryshme te botes përfshi edhe Ballkanin, por sipas tij, Kosova nuk ka shumë në dorë sa i përket këtij problemi.

Islami ka thënë se Ballkani tash është lajm i lëvizjeve të Putinit, në gazetat më të rëndësishme amerikane, si New York Times, Washington Post, rusët e kanë synim me shtri ndikimin e tyre nga rajoni i Ballkanit.

Ai ka theksuar se mbas Republika Srpska në Bosnjë dhe ndikimit të Putinit atje, rusët kanë për të synuar për ta shtrirë ndikimin e tyre në Maqedoni, ngase ata tanimë e kanë të qartë se NATO gjithnjë e më shumë po e shtrinë aktivitetin e saj në këtë pjesë të rajonit.

Këto komente e shumë të tjera, Islami i ka bërë në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

1

Comments