Gazetari nga Shqipëria thotë se Osmani e Rama kanë rikthyer “luftën e ftohtë”: Asnjë foto me njëri-tjetrin

88

Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka shkruar një status interesant, në të cilin ka komentuar takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë, ku morën pjesë edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mulosmani ka shkruar se Osmani e Rama e kanë rikthyer “luftën e ftohtë”.

Tutje, ai ka shkruar se asnjëri nuk ka publikuar fotografi me tjetrin.

“Vjosa dhe Rama e paskan kthyer edhe nje here “luften e ftohte” ????. Asnje foto me njeri tjetrin nderkohe qe kane me shumicen e lidereve politike evropiane.” – ka shkruar Mulsomani.

Comments