Gazi Babë: Rregullojeni kanalin ose do shpërthejnë protestat nga Hasanbegasit

234
fresco

Tragjedia e Hasanbegut është e freskët.Një tragjedi njerëzore e përmasave të frikshme, me shumë viktima, dëme të shkaktuara nga përmbytjet dhe shkatërrim që ndodhën një vit më parë transmeton Faktiditor.ch.Por rreziku mbetet gjithmonë aty, të paktën institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë akoma aty ku mbetet epiqendra e këtyre përmbytjeve.Shumë familje humbën gjithcka.Ata akoma jetojnë me tmerret e asaj që panë dhe shumë banorë nuk e dijnë si do t’a presin dimrin që vjen, pa shtëpi banimi, pa kushte me elementare jetese dhe ngjajshëm.Por po aq sa një fatkeqësi natyrore janë edhe institucionet që duhet të ndërhyjnë.Të paktën nuk duhet pritur një fatkeqësi tjetër që ka edhe një burim .Aty është një kanal që duhet gjetur zgjidhjen për t’a rregulluar atë.Këshilltarët komunal e kanë në dorë t’a bëjnë këtë, t’a ngrejnë këtë problem në instanca më të larta dhe bashkë me Komunën e Gazi Babës, t’a gjejnë zgjidhjen e përhershme.
Në të kundërtën përgjegjësia do të bie mbi t’a shprehen banorët.Ai kanal mbushet dhe mund të jetë një burim i ri fatkeqësie në çdo moment kur mbizotëron mot i ligë.
Banorët e Hasanbegut kanë bërë thirrje urgjente që përvecse asfaltimit të rrugëve, kjo mbetet problemi kryesorë dhe këtë duhet që institucionet përkatëse t’a gjejnë rrugën e zgjidhjes ose ata si formë të vetme do të detyrohen këtë t’a kërkojnë përmes protestave ./Faktiditor.ch/.

Comments