Gecaj: Kjo është trimëria e Visar Ymerit në kohën e luftës (Foto)

Vazhdon përplasja në rrjetet sociale midis Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri deklaroi se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka trimëri dhe si qyqar sulmon nga zyra, por i shpejtë ka qenë reagimi nga këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj, shkruan Gazeta Express.

Gecaj duke publikuar një fotografi të Ymerit ku duket me veshje kamarieri ka shprehur “Ky imitues ka filluar të shesë trimëri vetëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur, jo në kohën kur një gjë e tillë ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. Në foto shihet se çfarë bënte ai gjatë viteve të aparteidit dhe luftës – fotoja thonë flet më shumë se njëmijë fjalë”
“Ky imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, na paska konceptuar se çka është trimëri e çka jo. Ata të cilët janë të formësuar nga dhuna e kërcënimet na shesin tash kopalla se kush po kërcënohet në këtë vend. Ky imitues ka filluar të shesë trimëri vetëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur, jo në kohën kur një gjë e tillë ishte e nevojshme dhe e domosdoshme. Në foto shihet se çfarë bënte ai gjatë viteve të aparteidit dhe luftës – fotoja thonë flet më shumë se njëmijë fjalë: ” shkruan Bajram Gecaj.
