Geleva: ‘Zaev ka pranuar ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës’

161

screenshot-3_1488724038-2238832

“Atë që deri tani nuk e kemi dëgjuar në mediat e Maqedonisë është se njëra nga shtatë pikat kryesore të “platformës së Tiranës” është edhe kërkesa e shqiptarëve për krijimin e “menaxhimit të integruar të kufijve” në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, që në fakt është përpjekje për të eliminuar kufijtë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi për “Radio e Lirë e Maqedonisë”, Emilija Geleva, analiste gjeopolitike.

Ky koncept është i NATO-s që nga viti 2002, ku sipas saj, kanë tentuar që përmes një konference rajonale të ndryshojnë kufijtë e Maqedonisë.

Në fund ajo tha se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi po tentojnë që me çdo çmim “platforma e Tiranës” të bëhet realitet dhe të bëhet federalizimi i Maqedonisë, kështu duke u krijuar Shqipëria e Madhe.

Comments