Gentiana Beqa, kampione e botës

271


Beqa, e cila është kampione e Evropës ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të IFBB-së, që po mbahet në Francë..
Gentiana zuri vendin e parë në kategorinë World Wellness Fitness Overall dhe Victory World Wellness Fitness.
“Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha. Jam shumë krenare për atë se çfarë kam qenë e aftë të bëj këtu për vendin tim”, është shprehur Beqa për mediat ndërkombëtare, pasi e mposhti brazilianen, Angela Borges, në superfinalen në kategorinë e 163 centimetrave.

Comments