Geogrievski: Patrioti i vërtet maqedonas bën tifo për Ceca, Lukas, Zvezda

377

Lubco Geogrievski, lideri i VMRO-PP, përmes faqes së tij në Facebook reagoi ndaj kritikave të medieve pro qeveritare për prezencën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në ndeshjen Shkendija-Gent, transmeton TetovaSot.

“Pas pjesëmarrjes së Zaevit në ndeshjen futbollistike të Shkendija, patriotët i mbajtën një leksion të mirë tradhtarit. Përndryshe, të jesh patriot i vërtet maqedonas duhet që të bësh tifo për Zvezda, Partizan, Ceca, Aca Lukas dhe të jesh promotor i muzikës shabanara”, shkroi Geogrievski.

Comments