Georgievski kërkohet të rikthehet në krye të VMRO-së, ja kush e propozon?

412

Një nga anëtarët më të vjetër të VMRO-së Stojance Angelov në një prononcim të tij të fundit për mediat ka bërë të ditur se ish lideri dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski është një nga kandidatët e vërtetë për lider të një prej partive më të mëdha opozitare.

Angelov i ka bërë këto deklarata në prag të mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-së që sonte nga komiteti qendrorë i kësaj partie është caktuar për më 23 dhjetor të këtij viti, ku pritet të zgjidhet pasardhësi i Nikolla Gruevskit.

Comments