Georgievski: Maqedonët s’kanë asnjë rrënjë që lidhet me antikën

151

Moebel THEMA

“Maqedonia s’ka asnjë rrënjë dhe gjurmë, që ndërlidhet me hstorinë antike”, ka thënë ish-kryeministri i Maqedonisë Lupco Georgiveski, në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik”, duke shtuar se “rrënjët e popullit maqedon, janë sllave”, duke e akuzuar qeverinë për propagandë dhe për antikuizim, transmeton gazeta “Lajm”.
“Argumenti kryesor i pushtetit aktual është se nëse do t’i vëmë një parashtresë emrit të shtetit, të tipit “E epërme” ose “veriore”, do ta ndrysojmë identitetin e popullit maqedonas. Nuk ka ndryshim më të madh për identitetin e njeriut, nga ky që i është bërë popullit maqedonas nga ana e VMRO-DPMNE-së. Ndrryshimi i parë i identitetit u bë me ndërhyrjen e parë në historinë për antikuizicion që u bë pakurrfarë baze… As që ka gjurmë dhe rrënjë që ndërlidhen me historinë antike. Momenti i dytë për ndryshimin e identitetit është invazioni masiv nëpërmjet mediave që tërësisht kontrollohen nga VMRO-DPMNE të cilat emitojnë program paradoksal që e ndryshon kodin e identitetit”, thotë sh-kryeministri dhe ish-lideri i partisë VMRO-DPMNE, Lupco Georgevski në intervistën për “Utrinski Vesnik, të cilën e transmeton gazeta “Lajm”.

Comments