Gërçeva: Zaevi është duke luajtur për trupin votues shqiptar

234
fresco
Gërçeva: Zaevi është duke luajtur për trupin votues shqiptar

midle

Deputetja Solza Gërçeva është habitur nga deklarat e liderit të LSDM-së, se ai nuk e ka problem vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë.

“Për t’u ridefinuar Kushtetuta, preket edhe Marrëveshja e Ohrit e cila faktikisht është shndërruar në Kushtetutë. Kjo është një tezë e rrezikshme. Është e dukshme se ai nuk po e fsheh se është duke luajtur me trupin votues shqiptar. Ne këtu nuk spekulojmë, i citojmë fjalët e thëna të Zoran Zaevit. Unë nuk kam asgjë që në secilën parti të kemi njerëz nga të gjitha etnitetet. Kjo nuk është kontestuese. Por me tregtimin e një numri të madh të votuesve, kjo do të sjell disa ndryshime dramatike në dukjen dhe strukturën e shoqërisë tonë”, shprehet deputetja Solza Gërçeva.

Ndryshe lideri Zoran Zaev, në një deklaratë të tij, intervistë për një medium maqedonas “NOVA”, pati deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtë, nuk do të jëtë problem që shuha shqipe, të përdorët në tërë teritorinë e Maqedonisë.

Comments