Gerta Gixhari për lojën e Gjestit në BBVA: Edhe kur provokonte, i shkonte

Gerta Gixhari ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 dhe komentoi lojën e finalistëve në emisionin “Ftesë në 5”.
Gjatë bisedës me moderatoren, ajo u pyet se cili nga katër finalistët, sipas saj, kishte bërë lojën më të mirë.
“Gjesti, sepse, pavarësisht se ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë, gjithmonë e justifikonte veten duke thënë: ‘Unë po të provokoja, ishte për lojë’. Ai e përdorte këtë si mburojë,” tha Gerta.

Ajo shtoi se, ndonëse e kishte sfiduar shpesh Gjestin për sjelljet e tij brenda shtëpisë, natyra e tij provokuese ishte pjesë organike e mënyrës se si ai zgjodhi të luajë.
“Edhe kur e bënte për lojë, i shkonte. Kishte raste që nuk e merrje dot seriozisht, por edhe qeshja shumë me të”, shtoi ajo.
Gerta pranoi se marrëdhënia e saj me Gjestin kishte qenë e ndërlikuar: “Ishte një marrëdhënie ‘tërhiq e mos e këput’. Kishim dëshirë të qëndronim bashkë, por shpesh nuk më pëlqenin situatat që ai krijonte”.
Në fund, ajo theksoi rëndësinë e balancës mes sinqeritetit dhe humorit në përvojën e saj me Gjestin, duke përmbyllur me fjalë pozitive për raportin e tyre në shtëpi.