Getinjo tregon përse është vështirë të bësh muzikë sot

39
fresco

Reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka kohë që nuk ka publikuar një projekt solo.

Artisti i njohur për tekstet unike dhe shpërthyese u shpreh se në ditët e sotme, është kohë e vështirë për personat që shkruajnë tekste, si ai, shkruan IndeksOnline.

Duke publikuar fragmente nga disa projekte që nuk i ka publikuar ende, Getinjo shkruan:

“Kjo tokë e muzikës që janë duke e mbjellur nuk sjell fruta as lule. Normalisht, fitojmë para në klube. Por, do të mundohem t’i publikoj disa këngë që do të kenë tekste të mençura dhe reale. Disi, kurrë s’ka pasur nevojë populli më shumë se sot për tekste. Njohuri! S’kam asgjë kundër reperëve të tjerë. Ka bukë për të gjithë. Shihemi!”.

Comments