Gjarpërinjtë në Kërçovë, Dehari: Masat i dezinfektimit dhe deratizimit i kemi realizuar në çdo objekt shkollor (VIDEO)

171

1

Për praninë e gjarprinjëve në shkollën fillorë të fshatit Cërvicë të komunës së Kërçvës, ministria e Arsimit përgjegjësinë e hedh tek Komuna dhe shkolla në fjalë. Safet Neziri, thotë se largimi i gjarrpërinjve duhet të bëhet përmes dezinfektimit dhe deratizimit të shkollës së paku dy herë në vit.

“Duhet të ndërmiren masat të menjëhershme nga ana e autoriteteve të shkollës dhe komunës për dezinfektimin, deratizimin e shkollës, bile sëpaku dy herë në vit apo edhe sipas nevojës. Nëse ata nuk i ndërmarrin këto masa normalisht që mund të përkeqësohet situata apo gjendja në shkollë dhe rreth shkollës sepse ne si ministri e Arsimit jemi të obliguar ndaj pushtetit lokal dhe ndaj shkollave që t’ju lëshojmë mjetet financiare nëpërmjet bllok dotacioneve dhe atë e kemi bë si ministri e Arsimit që e kemi pas obligim ndaj tyre”, theksoi Safet Neziri, ministria e Arsimit.

Ndërkohë, Fatmir Dehari kryetar i komunës së Kërçvës tha se dezinfektimi dhe deratizimi i shkollës është realizuar me kohë, por sipas tij në atë lokacion ka pasur gjithmonë folë gjarpërinjsh.

“Masat i dezinfektimit dhe deratizimit ne i marim në çdo objekt shkollor, në çdo fillim viti shkollor dhe çdo fund të vitit shkollor, pastaj personeli teknik duhet të bëj edhe ata punën e tyre. Nëqoftëse është nevoja kryetari i komunës të rrij aty unë do rrij 24 orë se natyrisht nëqoftëse rrezikohet një fëmijë nga zvarranikët. Po, më të vjetrit tregojnë se aty gjithmonë zvarranikët janë paraqitur, është ndonjë fole diku që ato edhe mund të vijnë siç mund të vijnë edhe afër ndonjë shtëpie tjetër..Nuk është çështja e objekti është më i ri apo më i vjetër, thjesht është një llojë foleje që ato diku rriten, zhvillohen”,u shpreh Fatmir Dehari, kryetar i komunës Kërçovë.

Prezenca e gjarpërinjve në këtë shkollë ka shkaktuar frikë të madhe te 60 nxënësit e shkollës në dhe arsimtarët e tyre. Ata një ditë më parë përmes televizionit Alsat, kërkuan ndihmë për zgjidhjen e këtij problem.

Comments