Gjashtë futbollist nga skuadrat tetovare, pozitiv me “Covid 19”

367

Sindikata e Futbollistë të Maqedonisë, konfirmoi se pas testimit për koronavirus të skuadrave nga Tetova, Renovës dhe Shkëndijës, 6 futbollist kanë rezultuar pozitiv në testet për “Covid 19”.

“Për fat të keq nuk kemi lajme të mira. Pas testimit të skuadrave nga Tetova, Shkëndijës dhe Renovës, kemi raste 6 pozitive për “Covid 19” edhe pas analizës së përësëritur në laboratoret e “Axhibadem Sistina”, thuhet në kumtesë e Sindikatës së Futbollistëve të Maqedonisë.

Emrat e futbollistëve janë dërguar te klubet tetovare, të cilat anuluan stërvitjen e së dielës, ndërsa futbollistët e prekur pritet të kalojnë në karantinë ose vetizolim. Katër raste janë te Renova, ndërsa dy te Shkëndija. Të hënën do të vazhdohet të testohen edhe skuadrat e tjera të Ligës së Parë.

Comments