Gjashtë kasolle me drogë, burg për disa nga të arrestuarit

301

Moebel THEMA

sera 1

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për 3 nga të ndaluarit, 2 ditë më parë gjatë operacionit anti-kanabis në zonën e Vlorës.

Ata janë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj. Për efektivin e policisë së Vlorës, Renaldo Avduli, i cili është ende i lirë, është caktuar më herët në mungesë masa e sigurisë “burg pa afat”.

Ndërsa Albert Aliajn, të vënë në pranga së bashku me personat e tjerë, gjykata e la nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Ndërkohë, për dy të ndaluar të tjerë Klajdi Imeri dhe një 18 vjeçar me iniciale Xh.P gjykata pritet të caktojë të shtunën masat e sigurisë.

Të gjithë këta persona janë ndaluar dy ditë, në një aksion anti-kanabis në luginën midis tre fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht të Vlorës.

Gjatë aksionit janë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara./tvklan.al

Comments