Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 15 aksidente, 11 persona janë lënduar kurse karrotreci ka larguar 95 vetura

533

Moebel THEMA

112297109

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 15 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar 11 persona.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar 12 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe katër shoferë kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, përkatësisht në mënyrë të paregjistruar, 10 shoferë të cilët gjatë drejtimi të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur celularin dhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Janë hasur 34 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 97 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe atij motorizues.

Comments