Gjenden 80 skelete njerëzish në një varrezë të lashtë greke

325
fresco
midle

Të paktën 80 skelete janë gjetur në një varr masiv në një varrezë të lashtë greke.

Veçantia e tyre është se kyçet e duarve dhe këmbëve janë gjetur të lidhura me pranga hekuri.

Ata janë viktima të një ekzekutimi në masë, thonë arkeologët. Por kush janë, si shkuan aty dhe pse janë varrosur ashtu, për të gjithë mbetet një mister.

Ato u gjetën në nekropolin Faluron Delta – një varrezë e madhe e lashtë e zbuluar gjatë ndërtimit të një Opera dhe Biblioteke në mes të qendrës së Athinës dhe portit të Pierut.

Arkeologët shpjeguan për Reuters se “të gjithë personat skeletet e të cilëve ndodhen aty, janë ekzekutuar në të njëjtën kohë. Por ata janë varrosur me respect. Duart i janë lidhur me pranga shumica e tyre kanë qenë shumë të rinj dhe në gjëndje shumë të mirë shëndetësore para se të ekzekutoheshin”.

Megjithatë çfarëdo që ka ndodhur, sipas antropologëve kjo konsiderohet një ngjarje e dhunshme, pasi krahët i kishin sipër kokës dhe duart e lidhura.

Por mënyra e rregullt që ishin varrosur bën që arkeologët të sugjerojnë se ishin më shumë se skllevër apo kriminelë të zakonshëm.

Varrezat datojnë nga shekulli 8 deri në të 5 para Lindjes së Krishtit.

“Ishte një periudhë aspak qetësie për shoqërinë athinase, një periudhë ku aristokratët, fisnikët po lufutonin me njëri-tjetrin për pushtet,” thonë studiuesit.

Një nga teoritë më të forta që ekziston është se ata ishin mbështetës të Cylon, një fisniku athinas dhe kampion olimpik që bëri një grusht shtetit në Athinë në vitin 632, por që dështoi.

Comments