Gjenden bizhuteri 3500-vjeçare, brenda varrit të një luftëtari

415

Moebel THEMA

bizhu

Vitin që shkoi arkeologët zbuluan skeletin 3500-vjeçar e një luftëtari të Greqisë së lashtë, ku varri i tij ishte i mbushur plot me bizhuteri.
Gjetja është quajtur si “zbulimi më i rëndësishëm përgjatë 65 viteve”.

Deri më tani, shumë pak është bërë e ditur për zbulimin, por shkencëtarët kanë punuar gjatë vitit të shkuar për të zbuluar më shumë informacion.

Ata thonë se kuptimi i artefakteve, veçanërisht katër unazat e arta, mund të japin pikëpamje rreth civilizimit të Greqisë së lashtë.

Dr. Sharon Stcoker dhe burri i saj, profesori Jack Davis, gjetën varrin e paprekur ndërkohë që gërmonin afër Pylos, një qytet i lashtë në gjirin jugor-perëndimor të Greqisë.

Brenda, ata gjetën bizhuteritë të ruajtura mirë që besohen se janë të një luftëtari të fuqishëm mikenas, i cili është varrosur gjatë viteve 1500 para Krishtit, afër pallatit të Nestorit.

Në varrin e luftëtarit u gjetën më shumë se 200 objekte të cilat ishin vendosur përreth trupit të ti.

bizhuu bizhuuu

Comments