Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë mbrëm në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të Stadiumit të Qytetit në Shkup.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçare me inicialet A.M, nga lagjja Nerez e Shkupit, e cila sipas informacioneve të para dyshohet se ka përfunduar e mbytur në lumë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se 47-vjeçarja ka qenë e punësuar në një nga ambasadat e huaja në vend.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi nga ekipet e SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

