Gjendet i vdekur një burrë te dera e banesës së kryetarit të komunës së Kumanovës

353
Gjendet i vdekur një burrë te dera e banesës së kryetarit të komunës së Kumanovës

policia-0926_1474880248-8563376 (1)Një person i panjohur mashkull me plagë në kokë, i qëlluar me armë zjarri, është gjetur sot në mëngjes në korridoret e një ndërtese që ndodhet në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, konfirmoi MPB.

MPB tha se rasti në SPB Kumanovë është raportuar më 7:35. Në vendngjarje është duke u kryer inspektim nga ekipi i krim-teknikës nga Ministria e Brendshme, Prokuroria Publike dhe Mjekësia Ligjore.

Një medium lokal bën të ditur se kufoma është gjetur në korridorin e ndërtesës ku banon kryetari i Komunës edhe atë pikërisht para hyrjes së banesës së tij.

Banorët e ndërtesës janë të frikuar, ndërsa policia nuk lejon askënd të hyjë apo dalë.

Comments