Gjendet kufoma e kosovarit të vetëvrarë në Zvicër


Në një sipërmarrje në Schafisheim të Zvicrës, pasditen e së premtes është gjetur një person i vdekur. Pasi paraprakisht dyshohej për një krim të rëndë, policia zvicerane kishte shkuar me një ekip të madh në vendngjarje.
Në depon e një sipërmarrjeje nga Schafisheimi, pak para orës 17 të pasdites së të premtes, është gjetur një person i vdekur, informojnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Policia e alarmuar ka arritur në vendin e ngjarjes me një ekip të madh të forcave policore, ndërsa është aktivizuar edhe Prokuroria.
Sipas hetimeve fillestare, parashikimet e tilla nuk u realizuan, pasi dyshohet se kosovari 33-vjeçar është ndarë vullnetarisht nga jeta.