Gjendet në Shkumbin trupi i pajetë i një të moshuari. Ja emri


Trupi i pajetë i një personi është gjendur i pajetë pasditen e kësaj të shtune anës lumit të Shkumbinit, në Elbasan.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Spiro Buba, 85-vjeç, banues në Elbasan.
Sipas burimeve, nga mbikëqyrja e parë që i është bërë kufomës ka rezultuar se nuk ka shenja dhune në trup.