Gjendet një person pa shenja jete në Kamenicë, dyshohet për vetëvrasje

57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Komunën e Kamenicës është gjetur pa shenja jete një person.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, shkruan lajmi.net.

Moebel THEMA

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë & Vetëvrasje”. /Lajmi.net/

Comments