Gjendet një trup i pajetë në Kumanovë
Një trup i pajetë në fazën e dekompozimit është gjetur sot pasdite në ujrat e lumit “Pçinja” në atarin e fshatit “Studena Bara” të Kumanovës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rasti është lajmëruar në Sektorin pë Punë të Brendshme në Kumanovë në orën 15.Në inspektim ligjor kanë dalë ekipet e SPB në Kumanovë, prokurori dhe mjeku ligjor.Informata më të hollësishme do të jepen pas kryerjes së inspektimit, thonë nga policia.