Gjendet pas 4 vjetësh, vajza nga Berati që iku nga shtëpia
Policia e Tiranës ka kapur pas katër vjetësh, një vajzë nga Berati, 29 vjeçe, e cila prej 4 vitesh ishte zhdukur.
Babai i saj, pasi priti dy vjet që e bija të behej e gjallë, e denoncoi rastin në Komisariatin e Beratit në vitin 2015 dhe pas kësaj, Policia e shpalli në kërkim.
Policia nuk dha detaje se çfarë kishte bërë gjatë kësaj kohe vajza me iniciale M.Sh, por dha vetëm adresën e banimit, rruga “Teodor Keko”, Tiranë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 06.09.2017 u kap shtetasia në kërkim M. Sh., vjeçe 29, banues në rrugën “Teodor Keko” Tiranë, e shpallur në kërkim, pasi me datë 24.02.2015, babai i saj B. Sh., ka deklaruar në Komisariatin e Policisë Berat, se vajza e tij ka shkëputur çdo lloj lidhje me familjen e saj, që para 4 vjetësh.