Gjendet pergamenti i vetëm në Shqipëri i shek. X (Foto)

284

Një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, është zbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës. Mendohet se ajo është prodhuar në Otranto të Italisë dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Palimspesti ishte një letër e një lloji të veçantë, pasi fletët e shkruara pastroheshin nga shtresa ekzistuese e shkrimit kur nuk ishin më të nevojshme, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri. Sipas AQSh nga shtresa e poshtme e shkrimit daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme daton në shek. XIII.

11 22

 

Comments