Gjendje alarmante me zjarrin në fshatin Gurgurnicë të Tetovës

273

Zjarri ne Gurgurnic të Tetovës po i afrohet fshatit. Banorët apelojnë deri tek institucionet kompetente Komuna dhe Zjarrfikësit që sa më shpejt që është ne mundur të marrin masa urgjente për shuarjen e zjarrit. Situata u alarmua pasi në këtë rajon po fryejnë erëra të fuqishme të cilat kanë ndikuar që zjarri të rritet.

Edhe përkundër apelit të banorëve drejtuar institucioneve, deri në këto momente sipas korespdentit tonë në ndihmë banorëve të Gurgurnicës nuk u ka dalë asnjë institucion, ata të vetëm po përballen me stuhinë e zjarrit.

Ndryshe nga Qendra për Menaxhim me Kkriza sot njoftuan se në rajonin e Tetovës, gjegjësisht në Gurgurnicë zjarri është vënë nën kontroll.

Comments