Gjenerali i lartë Amerikan mbërrin në bazën ushtarake të “Inçirlik” në Turqi
Shefi i Shtabit ushtarak të SHBA, gjenerali Joseph Dunford ka mbërritur në bazën ajrore turke “Inçirlik” raportoi televizioni lokal “NTV”.
Sipas transmetuesit turk, Dunford pritet të takohet me trupat amerikane dhe të mbajë bisedime me zyrtarë turk të profilit të lartë ushtarak në Ankara.
Kjo vizitë vjen një ditë pasi mediat raportuan se ushtria turke kishte rritur sigurinë në bazën ushtarake Inçirlik pas raporteve të pakonfirmuara mbi një përpjekje të re për grusht shteti.
Bazë ushtarake “Incirlik” përdoret për të strehuar avionët luftarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri.
Më 25 korrik, Dunford i ka quajtur raportet e medias turke për përfshirjen amerikane në grushtin e shtetit si “absurde”.