
Ne po ju servirim disa nga faktet e marra nga nje infografikë dhe copëza të shkëputura nga ëebi . Fakte rreth brendit më të famshëm sportive të cilat shumë persona nuk i dinë.
– Prej 5 dekadash në botën e biznesit
Nike bën 50 vjeç këtë vit. Një palestër në Britani dhe butiku “ My Fitness”, krijuan një infografikë për të festuar 50-vjetorin e kompanisë Nike si një nga markat më të mëdha të veshjeve sportive.
– U themelua në vitin 1964
Nike u themelua ne vitin 1964 si “Blue Ribbon Sports” dhe fillimisht operoi si distributor për këpucarin Onitsuka Tiger ( i njohur si Asics). Ajo u bë Nike zyrtarisht ne vitin 1971.
– Vetëm me 1,200 $ në bankë.
Kompania u themelua me një kapital prej vetëm 1,200 $. Ajo u krijua nga Bill Boëerman dhe Phil Knight.
“Dimension 6”
Knight dëshironte ta quante kompaninë “Dimension 6”. Emri Nike vjen nga perandoresha greke e fitores dhe shqiptohet “ny-kee”. Punonjësi i parë Jeff Johnson erdhi në kompani së bashku me emrin e kompanisë.
Momenti “Eureka”

Momenti i parë “Eureka” për Boëerman për inovacionin e këpucëve ishte në vitin 1971, kur ai së bashku me bashkëshorten ishin duke ngrënë pite për mëngjes. Atij i erdhi në mëndje ideja për të krijuar atlete me shputa elastike për të ndihmuar atletët gjatë garës.
– E frymëzuar nga një vrasës serial
Slogani “Just do it”(Thjesht bëje) u frymëzua nga vrasësi serial Gary Gilmore, i cili tha ““let’s do it” (Le ta bëjmë) përpara se të ekzekutohej nga një skuadër pushkatimi në vitin 1977. Ky fakt u bëi ditur në vitin 2009 në një dokumentar në lidhje me reklamat i quajtur ““Art & Copy”.
Fushata e parë “Just Do It”
Fushata e parë “Just Do It” u bë në vitin 1988. Ajo u prezantua nga një ikone 80-vjeçare I cili vraponte ngadalë përgjatë “Golden Gate Bridge”.
Fitimet e Michael Jordan nga Nike
Përkundër faktit se ai nuk ka luajtur basketboll në mënyrë profesionale që nga viti 2003, Michael Jordan ende thuhet fiton $ 60.000.000 në vit në honorarë nga Nike, sipas Forbes.
Klouni i Bukureshtit”
Tenisti profesionit rumun Ilie Nastase, i njohur dhe si “klouni i Bukureshtit”, ishte atleti I parë I cili nënshkroi një kontratë me Nike në vitin 1972.
Dyqani i parë Nike
Dyqan Nike me i madh në botë nuk është në atdheun e tij në SHBA, por në “Oxford Street” të Londrës. Ndërtimi i dyqanit kushtoi 10.5 milion £.