GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU VULA E SHQIPTARIZMES
Kombi shqiptar i kalitur në beteja dhe luftëra historikisht, nuk ka duruar kurrë asnjë perandori po flasim për shtresen atdhetare romaket bizantinet otomanet serbosllavet grekët bullgarët , nazifashistët etj të cilët i ka luftuar me shpatë dhe pushkë në duar
Mbreti ynë , Gjenerali më i madh që ka njohur njerëzimi i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vula e shqiptarizmes sot e përjetë , është flamuri ynë i shenjtë kuq e zi i fitoreve të panumërta kundër armiqëve të Shqipërisë është shpëtimtari i kombit tonë nga zhdukja dhe i Europes mosmirënjohese e cila koketonte me otomanet e sllavogreket kundër nesh .
E kam thenë në mijëra shkrime të mia , në intervista radiotelevizive kudo që ne kemi diçka që nuk ka pasur kurrë bota e as nuk do ketë një Skënderbe planetar sinonim trimërie dije ushtaraki , një Gjeneral strateg diplomat burrështeti i cili sot ka autoritet nga Shqipëria në Kalabri nga Kalabria në Amerikë Latine
Pesë shekuj me vonë vëllau i Skënderbeut Gjeneralkolonel Enver Hoxha do çlironte atdheun me idealin e Gjergjit për një Shqipëri të fortë , udhë të njejtë të përmasave planetare do zhvillonte simboli i kombit tonë lideri i shqiptarëve nën pushtimin mizor jugosllav titist Adem Demaçi .
E Skënderbeut Rilindjes Kombëtare , Ademit e brezit të tij kush ma mirë do ja nderonte armët se sa Adem Jashari Kryekomandanti i UÇK -së çlirimtares sonë me aleat të cilët reflektuan nga historia për të korigjuar ca gabime të tyre karshi padrejtësive historike mbi popullin tonë .
Nëntori është muaji i ngjarjeve të jashtëzakonshme kombëtare i flamurit fitoreve shtetit shqiptar i përpjekjeve mbinjerëzore për liri , Bashkim Kombëtar ??✊
Pa Bashkim Kombëtar jemi kufoma të gjalla që kundërmojmë erë , Bashkimi nuk duhet jetë ide po detyrim me çdo kusht me çdo çmim ndryshe ne do defaktorizohemi .
Vetëm të Bashkuar si në Besëlidhjen e Lezhës së Skënderbeut Shqipëria do eci para .
Nuk ka nder më të madh se të jesh Shqiptar
Erald Selca