Gjermani: Arrestohet personi që e hodhi poshtë shkallëve gruan e panjohur (Video)

97
fresco

Gjermani: Arrestohet personi që e hodhi poshtë shkallëve gruan e panjohur (Video)

midle

Policia në Gjermani e ka arrestuar të dyshuarin kryesor në sulmin e dhunshëm ndaj një gruaje në stacionin e metros në Berlin.

Kamerat e sigurisë e kapen momentin kur i dyshuari e shqelmon gruan në shpinë dhe e hedh disa metra poshtë shkalleve, transmeton Express.

Raportohet se incidenti kishte ndodhur më 27 tetor.

Ai dhe tre shoqëruesit e tij, që u panë në video gjatë incidentit, thuhet të jenë nga Bullgaria.

I dyshuari, që besohet se është 27-vjeçar, emri i të cilit s’është bërë publik, u arrestuar në një stacion të autobusëve në Berlin, dje në mbrëmje, njofton policia gjermane./Express/

Comments