Gjermani: Frika nga terrorizmi ka shtuar kërkesat për sigurinë private
Sulmet e fundit terroristë në Gjermani kanë rritur kërkesat për sigurim privat, shkruan gazeta gjermane Die Welt.
Pas serisë së sulmeve të përgjakshmë që tronditën Gjermaninë, është rritur ndjeshëm frika dhe kërkesa për siguri private.
Megjithatë, kërkesat për siguri private të armatosur është refuzuar në një pjesë të madhe, pasi me sigurinë vazhdojnë të merren organet shtetëore.
Gjatë muajit korrik Gjermania është tronditur nga disa incidente. Në Mynih, një 18-vjeçar vrau nëntë vetë, duke pëfshirë edhe tre shqiptarë. Sulmi tjetër u krye nga një 27-vjeçar, i cili shpërthej një bombë në një pub në Ansbach, duke vrarë veten dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Indicenti tjetër i shënuar ishte sulmi i kryer nga 17-vjeçar refugjat afgan, i cili sulmoi pasagjerët me sepatë në një tren në Bavari, duke plagosur rëndë 4 persona. Rasti tjetër gjithashtu u shënua nga një tjetër refugjat nga Siria, i cili sulmoi me thikë kalimtarët.
Numri i të punësurve nëpër agjensitë e sigurimit është duke u rritur me shpejtësi të madhe. Sipas Die Welt, vitin e kaluar numri i të punësuarve në sigurim është rritur për 10%. Që nga shtatori, rreth 233,000 njerëz janë punësuar nëpër agjensitë e sigurimeve.