Gjermani: Gruja shqiptare dhe djalin e saj 3-vjeçar përplasen për vdekje

278

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Schrambergut, në Gjermani, ku kanë humbur jetën 29-vjeçareja shqiptare dhe djali i saj vetëm 3 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Informacionet e portalit faktiditor.info tregojn se një kamion i drejtuar nga një 53-vjeçar ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Fillimisht, kamioni ka përplasur tre automjete të parkuara anash rrugës, përpara se të devijonte në trotuar, ku ka goditur për vdekje nënën dhe fëmijën e saj të mitur. Viktimat, me origjinë nga Kosova, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të rënda, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.


Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit të kamionit ka qenë shkaku kryesor i tragjedisë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, duke rikthyer vëmendjen te siguria rrugore dhe nevoja për masa më të rrepta parandaluese.

Comments