Gjermani, protestë kundër sulmeve ajrore në Halep

169
fresco

Gjermani, protestë kundër sulmeve ajrore në Halep

midle
Në kryeqytetin Düsseldorf në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë mbahet protestë kundër sulmeve ajrore të ndërmarra ndaj vendbanimeve në Halep, i cili ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e mbajtur në sheshin në afërsi të parlamentit Nordrhein-Westfalen janë përkujtuar fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm që kanë humbur jetën në Siri dhe është dënuar heshtja e vendeve perëndimore përballë kësaj tiranie.

Një prej protestuesve, Motasem Jesry, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se forcat e regjimit të bashkuar me Rusinë dhe Iranin po masakrojnë popullin e pafajshëm dhe se ato kanë zhvilluar këtë protestë me qëllim që të mundësojnë që evropianët dhe gjermanët të dëgjojnë sadopak britmat e foshnjave dhe masakrave të përjetuara.

Duke vënë në dukje se vendet perëndimore që ndjekin këtë mizori janë po aq fajtorë sa edhe pjesëmarrësit në sulme, Jesry tha se “Në vendin tonë po bombardohen spitalet ku mjekohen të sëmurët dhe të plagosurit si dhe po përdoren gazrat klorin dhe armët kimike. Dënojmë regjimin vrasës të Asadit dhe të gjithë vendet që mbështesin atë.”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se dëshirojnë ti japin një mesazh Gjermanisë e cila është një prej vendeve më të fuqishme të Evropës, Jesry është shprehur “Njerëzit atje janë të uritur, pa ujë dhe nuk gjejnë ilaçe. Përveç Turqisë dhe Erdoğan askush nuk na mbështet. Turqia po strehon tre milionë e gjysmë refugjatë, por vetëm përpjekjet e këtij vendi nuk janë të mjaftueshme. Në emër të njerëzimit ne i bëjmë thirrje emergjente kryesisht Gjermanisë dhe SHBA-ve si dhe të gjithë shteteve perëndimore. Asadi nuk ka ndërmend të ikë për arsyen se merr mbështetjen e disa vendeve. Asadi masakron çdo ditë qindra njerëz. Duhet ti thuhet ‘ndal’ sa më parë kësaj situate.”

Pjesë e protestës ishte edhe Allami Muhammed, i cili pasi ka jetuar për një vit në Turqi vitin e kaluar ka mbërritur si refugjat në Gjermani. “Avionët rusë godasin njerëzit çdo ditë në Siri. Militantët të cilët pretendojnë se janë muslimanë presin kokat e njerëzve. Në Islam nuk ka një gjë të tillë. Ndaleni këtë mizori. Falënderoj presidentin Erdoğan që na ka ndihmuar”, është shprehur Muhammed.

Protesta pavarësisht motit të ftohtë ka zgjatur dy orë.

Comments