Gjermania ia ndalon Erdoganit një fjalim para protestuesve në Cologne

234

fjalmm

Gjykata Kushtetuese në Gjermani të shtunën në mbrëmje ka njoftuar se do t’ia ndalojë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, një fjalim që pritej ta mbante me anë të një video-lidhjeje ku do t’ju drejtohej disa protestuesve turq në gjermani, të cilët do të organizojnë një protestë kundër puçistëve, njofton Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.

Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pas kërkesës së policisë së Colognes.

Zyrtarët policorë kanë thënë se e kanë kërkuar ndalimin e këtij fjalimi për shkaqe të sigurisë.

Zafer Sirakaya, udhëheqësi i organizatës Unioni Europian i Demokratëve Turk dhe organizues i protestës, ka thënë se vendimi i gjykatës është i motivuar politikisht.

“Nëse shikohet nga perspektiva ligjore, atëherë nuk ka përse të ndalohet ky fjalim. Pra, është jashtëzakonisht e qartë që ky është një vendim i motivuar politikisht”, ka thënë Sirakaya për Anadolu Agency.

Megjithatë ai pohoi se do ta respektojnë vendimin, pavarësisht se nuk pajtohen me të.

klankosova.tv

Comments