Gjermania ka nevojë për punëtorë, rroga 2000 euro. Mund të aplikoni të gjithë

117

Moebel THEMA

Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë.

Ky konkurs është për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Europian, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë mund të konkurrojnë, transmeton TetovaSot.

Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.

Personat e kualifikuar, inxhinierët kanë më shumë se dyfishin e pagës.

Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

“Egizston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.

Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.

Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:

– Asistent Teknik

– Inxhinier Mekanik

– Elektriçist

– Instalues elektrik

– Elektriçist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknikë i ngrohjes

– Punëtorë pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermiere në pediatri

– Infermiere në kirurgji

– Infermiere në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistët në klinika Gjeriatrike

– Specialistë në Onkologjis

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistët në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera.

Comments