Gjermania nuk do ta njohë Palestinën në asamblenë e OKB-së në shtator

107
fresco

Kanadaja, Franca dhe ndoshta Britania e Madhe do ta njohin Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator

Ndërsa qëllimet e Francës, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet theksohen gjithnjë e më shumë, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se vendi i tij nuk do ta bëjë këtë.

“Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative,”

Merz tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney në Berlin.
Sipas Merz, nuk ka kushte për njohjen e një shteti palestinez. Gjermania beson se njohja e një shteti palestinez është ndër hapat e fundit në një zgjidhje me dy shtete, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe krah për krah.

Nga ana tjetër, Carney njoftoi në korrik të këtij viti se vendi i tij do ta njihte Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, dhe presidenti francez Emmanuel Macron bëri të njëjtën gjë.

Britania ka thënë se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk i ndal aktivitetet e tij. Në të njëjtën kohë, ekziston presion publik në Britani për të njohur Palestinën.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur sulmet izraelite në Gaza po vazhdojnë.

Dje, tanku i IDF goditi një spital ku pesë gazetarë ishin midis 20 të vdekurve.

Comments