Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson që një gjerman të zgjidhet presidenti i radhës i Komisionit Europian vitin e ardhshëm, duke braktisur pretendimet për Bankën Qendrore Europiane, theksoi sot gazeta “Handelsblatt”.
“Prioriteti kryesor i Merkel nuk është më BQE-ja, por komisioni”, garantoi për këtë gazetë një burim pranë qeverisë.
Sipas gazetës që kryesisht ka informacione të sakata mbi këto lloj dosiesh, kancelarja gjykon se presidenca e BQE-së është mbi të gjitha një post prestigjoz, ndërsa ai i Komisionit është politikisht më i rëndësishëm, përcjell Atsh.
Nga ana tjetër, kandidati gjerman i prezantuar për BQE-në, shefi aktual i Bundesbank, Jens Weidmann, nuk është në pozita të mira për të fituar këtë garë.