Gjesti arrin shikueshmëri rekord me këngën “Memories”, kushtuar vëllait të tij të ndjerë

251

Këngëtari i njohur Gjesti ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie me këngën e tij të re, “Memories”, e publikuar mbrëmjen e së enjtes.

Ai rrëfeu se krijimi i kësaj kënge ka qenë një proces i mbushur me emocione dhe vështirësi, duke e shkruar me lot dhe duke përballuar sfida gjatë incizimit, pasi është kënga e parë e publikuar nga artisti pas vdekjes së vëllait të tij në aksident trafiku.

Publiku e mirëpriti me entuziazëm, dhe kënga arriti të grumbullojë klikime rekord brenda pak orësh, duke u renditur ndër 11 këngët më të dëgjuara në nivel global.

Comments