Gjiganti spanjoll gati 100 mln euro për Mason Greenwood

145

Atletico Madrid po planifikon një lëvizje bombastike në merkaton e verës duke vënë në shënjestër sulmuesin anglez të Marseille, Mason Greenwood.

24-vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë në Ligue 1 me 25 gola dhe 8 asistime në 38 ndeshje dhe pas kësaj forme ai ka tërhequr vëmendjen e klubit spanjoll.

Sipas raportimeve nga Spanja, klubi që drejtohet nga Diego Simeone është gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për ta transferuar atë.

Megjithatë, marrëveshja mund të jetë e komplikuar pasi Manchester United mban 50% të të drejtave nga një shitje e ardhshme të lojtarit.

Comments